Misioni i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare

  • Fakulteti i Mjekësisë Veterinare ka për mision të realizojë edukimin dhe arsimimin profesional të specialistëve të fushës për ruajtjen e shëndetit të kafshëve dhe më tej për shëndetin publik.
  • Të promovojë  stafin akademik, në forma të ndryshme që ndikojnë ne përballimit e sfidave të kohës.
  • Të  nxitë  pjesëmarrjen aktive të studentëve dhe të gjithë stafit akademik në programe më të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit në fushën e Mjekësisë Veterinare.

Vizioni i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare

  • Fakulteti i Mjekësisë Veterinare synon të shndërrohet në një qendër bashkëkohore e edukimit universitar, pasuniversitar, të kërkimit shkencor dhe trajnimit për përgatitjen e specialistëve të fushës së Veterinarisë, Klinikës dhe Shëndetit Publik Veterinar.
  • Fakulteti i Mjekësisë Veterinare synon të kthehet në një pikë referimi për zhvillimin e Mjekësisë Veterinare, mbarështimin e kafshëve, mirëqenien dhe prodhimtarinë e tyre, duke kontribuar drejtpërdrejt në integrimin evropian të vendit.
  • Fakulteti i Mjekësisë Veterinare synon të prezantohet me individualitetin e vet shkencor e kulturor në mjediset ndërkombëtare.