GMK Anatomi-Histologji Veterinare

Dr. Kastriot BELEGU
Përgjegjësi Grupit Mësimor Kërkimor “Anatomi-Histologji Veterinare”
E-mail: kastriot.belegu@ubt.edu.al

Dr. Kastriot Belegu është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në vitin 2001. Më pas ka kryer studimet pasuniversitare në vitin 2002-2003 në Universitetin Bujqësor të Tiranës, një projekt Tempus i organizuar nga disa universitete. Ka patur eskperienca të ndryshme pune si në organizata ndërkombëtare zhvillimi me fokus rritjen e të ardhurave të familjeve në zonat rurale ku përmirësimi i cilësisë së shërbimit veterinar dhe përmirësimi i teknikave të mbarështimit të kafshëve ka qenë në fokusin kryesor. Ndërkohë në vitin 2005-2006 ka kryer një master të nivelit të pare në Universitetin e Bolonjë-s, Itali. Në vitin 2007 ka filluar studimet e doktoraturës në Universitetin e Bolonjës gjë që ka konkluduar me mbrojtjen e temës në vitin 2010. Ka qenë përfituesi Fondit të Ekselencës, një financim ky i qeverisë Shqiptare për studimet e doktoraturës. Në vitin 2010 e në vazhdim është pedagog i brendshëm në lëndën Histologji-Embriologji.në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Ka bërë disa prezantime në konferenca të ndryshme si dhe është autor dhe bashkë autor në artikuj në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

 

Prof. Dr. Pëllumb ZALLA
E-mail: pellumb.zalla@ubt.edu.al

Prof. Pëllumb ZALLA është diplomuar diplomuar si Mjek Veteriner në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare në vitin 1997. Ai ka kryer studimet në nivelin Master dhe PhD pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ka qenë drejtues i departamentit në periudhën 2008 – 2016. Ai është autor dhe bashkautor i mbi 25 artikujve të botuara në revista kombëtare dhe ndërkombëtare dhe autor i disa teksteve mësimore. Gjithashtu, ai është pjesëmarrës në më shumë se 50 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e Veterinarisë. Ka qenë drejtues dhe pjesëmarrës në disa projekte kombëtare dhe ndërkombëtare. Aktiviteti shkencor lidhet me studimin e ndryshimeve anatomike në fazat e ndryshme të rritjes së kafshëve, karakteristikat morfologjike të organeve dhe ndryshimet anatomo-topografike midis specieve, përbërësit e gjakut dhe ndikimi i faktorëve të jashtëm patogjen dhe jo patogjen mbi to, sëmundjet parazitare. Mban titullin Profesor, nga viti 2018 dhe zhvillon mësim në ciklin Bachelor dhe Master Shkencor në modulin Anatomia e Kafshëve dhe Peshqve.

 

 

Prof. Dr. Vasilika Dini
E-mail: vdini@ubt.edu.al

Pas përfundimit të studimeve të larta në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, Vasilika DINI emërohet specialiste e kërkimeve shkencore në Institutin e Kërkimeve Veterinare (IKV), fillimisht në sektorin e përmirësimit racor dhe më pas në sektorin e prodhimit të vaksinave. Më pas, Bashkëpunëtore Shkencore për problemet blegtorale në Qendrën e Informacionit dhe Dokumentacionit Shkencor e Teknik, pranë Akademisë së Shkencave. E specializuar në Paris për krijimin e bazës së të dhënave për materialet shkencore për blegtorinë, për klasifikimin, indeksimin, abstraktimin si dhe kërkimin në bazën e të dhënave të materialeve shkencore të periodikëve, të projekteve, të hartave tematike e të përgjithshme. 15 vjet koordinatore e programeve Agris dhe Caris në FAO. 15 vjet eksperiencë në gjetjen, zhvillimin dhe përshtatjen e informacionit shkencor veterinari botëror në Shqipëri. Hartuese e Leksikut për fushën e Veterinarisë, Zooteknisë, Iktiologjisë, Bletarisë dhe Krimbit të Mëndafshit. Hartuese e Tezaurit në fushën e Mjekësisë Veterinare, si dhe materialet për sistemet e mësipërme, duke qenë gjatë gjithë kohës koordinatore e këtyre sistemeve në Shqipëri. Më pas, Pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Kalon gradualisht, hap pas hapi, kualifikimet “Master” në Mjekësi Veterinare, “Doktor i Shkencave” në Mjekësi Veterinare, “Profesor i Asociuar” në Mjekësi Veterinare, “Profesor” në Mjekësi Veterinare. Aktualisht, është titullare e lëndës “Histologji dhe Embriologji“ në nivelin e ciklit universitar, si dhe në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve, Master dhe Doktoraturë. Ka drejtuar grupin Kërkimor/Mësimor “Anatomi-Histologji“ për 8 vjet rresht. Ka një angazhim të pandërprerë në veprimtari në mësimdhënëse. Ka marrë pjesë në shumë veprimtari shkencore, kongrese dhe simpoziume. Gjatë gjithë këtyre viteve ka botuar dhe referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka kryer disa kualifikime Brenda dhe jashtë vendit. Ajo është hartuese e një sërë programesh të lëndëve universitare dhe pasuniversitare.

 

 

Prof. Asoc.  Sokol Duro
E-mail: durosokol@ubt.edu.al

Prof. Asoc. Sokol Duro është diplomuar në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës në shkurt 1991 në Degën Mjekesi Veterinare. Në vitet 2001-2003 ka përfunduar Studimet Pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe po këtu, nga viti 2004-2008 ka kryer edhe studimet e doktoratures. Prej vitit 2005 e në vazhdim është pedagog i Anatomisë së kafshëve pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Në janar të vitit 2012 ka fituar titullin Profesor i Asociur. Aktualisht është Titullar dhe Lektor i Anatomisë së kafshëve për studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Është autor i disa teksteve mësimore dhe i shumë cikle leksionesh në fushën e Anatomisë Veterinare. Gjatë këtyre viteve ka publikuar si autor i parë dhe bashkautor disa artikuj shkencorë dhe ka referuar apo prezantuar punime shkencore në shumë evente kombëtare dhe ndërkombëtare (18 artikuj dhe 56 prezantime dhe postera, 5 prej të cilave me faktor impakti). Ka hartuar dhe zbatuar disa projekte kërkimore. Ka ligjëruar në disa fakultete të Mjekesisë veterinare si: Ljubljanë, Zagreb, Wroclaw, Warsaw, Budapest, Prishtinë dhe Shkup. Nga viti 2014 e në vazhdim është anëtar i Shoqatës së Anatomistëve veterinare të Europës (EAVA). Anëtar i Bordit të Administrimit të UBT, që nga Dhjetori i vitit 2016 e në vazhdim dhe Anëtari RAËC (Regional Animal ëelfare Center) për rajonin e Ballkanit që nga Nëntori i 2017 e në vazhdim. Prej Janarit 2019 është edhe UFAW LINK (Universities Federation for Animal Welfare) për studentet e UBT sidomos të studenteve të Mjekësisë Veterinare.