Prof. Asoc. Doriana Beqiraj

Përgjegjës Departamenti

E-mail: dbeqiraj@ubt.edu.al 

Është diplomuar si Biologe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (1994-1999). Mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” (shtator 2007) dhe titullin akademik “Profesor i Asociuar” (janar 2014). Që prej vitit 1999 është pedagoge pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Departamenti i Moduleve Morfofunksionale. Ka kryer kualifikime shkencore pranë Universitetit të Lirë të Berlinit, Gjermani dhe Universitetit të Turkut, Finlandë. Është lektore dhe titullare e moduleve “Biokimi e kafshëve” dhe “Etologji dhe mirëqënie e kafshëve”. Ka marrë pjesë në hartimin e programeve të lëndëve, përgatitjen e teksteve dhe cikleve të leksioneve universitare. Në vitet 2013–2016 ka drejtuar Grupin Mësimor-Kërkimor “Biokimi dhe Fiziologji e kafshëve”. Është pjesëmarrëse në projekte shkencore të lidhura kryesisht me proçeset metabolike të peshqve, vlerësime të nivelit të metaleve të rënda në indet e kafshëve, përdorimit të teknikave elektroforetike të proteinave. Ka marrë pjesë në mjaft konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autore e bashkëautore e artikujsh shkencorë. Mban pozicionin e drejtueses së Departamentit të Moduleve Morfofunksionale që prej vitit 2016.