GMK Biokimi-Fiziologji e kafshëve

Prof. Asoc. Dr. Doriana Beqiraj (Kalamishi)
Përgjegjëse e Departamentit të Moduleve Morfofunksionale
E-mail: dbeqiraj@ubt.edu.al

Është diplomuar si Biologe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës (1994-1999). Mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” (shtator 2007) dhe titullin akademik “Profesor i Asociuar” (janar 2014). Që prej vitit 1999 është pedagoge pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Departamenti i Moduleve Morfofunksionale. Ka kryer kualifikime shkencore pranë Universitetit të Lirë të Berlinit, Gjermani dhe Universitetit të Turkut, Finlandë. Është lektore dhe titullare e moduleve “Biokimi e kafshëve” dhe “Etologji dhe mirëqënie e kafshëve”. Ka marrë pjesë në hartimin e programeve të lëndëve, përgatitjen e teksteve dhe cikleve të leksioneve universitare.
Në vitet 2013–2016 ka drejtuar Grupin Mësimor-Kërkimor “Biokimi dhe Fiziologji e kafshëve”. Është pjesëmarrëse në projekte shkencore të lidhura kryesisht me proçeset metabolike të peshqve, vlerësime të nivelit të metaleve të rënda në indet e kafshëve, përdorimit të teknikave elektroforetike të proteinave. Ka marrë pjesë në mjaft konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe është autore e bashkëautore e artikujsh shkencorë. Mban pozicionin e drejtueses së Departamentit të Moduleve Morfofunksionale që prej vitit 2016.

 

 

Dr. Albana Munga
Drejtuese e Grupit Mësimor Kërkimor “Biokimi-Fiziologji e kafshëve”
E-mail: amunga@ubt.edu.al

Diplomuar në vitin 2002 në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, departamenti i Biologjisë, me kualifikim Biolog. Në vitin 2005 përfundon Masterin Shkencor në drejtimin Biologji qelizore, në Fakultetin e Shkencave Natyrore, departamenti i Biologjisë. Në vitin 2009 fiton gradën shkencore Doktor në Biologji me punimin “Ndikimi i metaleve të rënda në riprodhimin e kafshëve”. Prej vitit 2002 është pedagoge e Fiziologjisë së kafshëve në Departamentin e Moduleve Morfofunksionale pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Që prej vitit 2016 është drejtuese e Grupit Mësimor Kërkimor “Biokimi-Fiziologji e kafshëve”. Ka kryer disa trajnime jashtë vendit dhe ka qenë koordinatore e projekteve të financuara nga organizata të huaja dhe PKZH. Ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume shkencore kombëtare e ndërkombëtare dhe është autore e një sërë artikujsh shkencorë. Në vazhdimësi angazhohet në fushë prioritare kërkimi në fiziologjinë dhe endokrinologjinë e riprodhimit të kafshëve dhe faktorët e ndryshëm me ndikim në riprodhim.

 

Dr. Enkeleda Ozuni
E-mail: enkelejda.ozuni@ubt.edu.al

Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare (UBT), viti 2003. Në vitin 2013 fiton gradën shkencore, “Doktor i Shkencave në Mjekësi Veterinare” . Aktualisht mbulon pozicionin Lektor dhe Titullar në modulet Biokimi e kafshëve, dega Menaxhim Veterinar (FMV), Fiziologji dhe Biokimi e Kafshëve, dega Zootekni e Menaxhim Fermash & Akuakulturë e Menaxhim Peshkimi (FBM). Nga viti 2005 deri në vitin 2012 ka punuar si Specialiste e parë (Mjeke Veterinere), pranë Drejtorisë së Kontrollit të Territorit, Sektori i Kontrollit Zootekniko – Veterinar, Bashkia Tiranë, po kështu nga viti 2010 – 2012 ka punuar si pedagoge e jashtme në lëndën Anatomi Topografike, pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, UBT. Gjatë gjithë këtyre viteve ka marrë pjesë aktive në trajnime e konferenca shkencore me objekt fushën e Mjekësisë Veterinare, si dhe është autore e një numri të konsiderueshëm artikujsh shkencore.

 

Dr. Majlind Sulçe
E-mail: msulce@ubt.edu.al; CV

Datëlindja: 12 Maj 1990. 2015-2018, PhD. në Shkencat Veterinare për Shëndetin e Kafshëve dhe Sigurinë Ushqimore, Shkolla e doktoraturës në Shkencat e Jetës dhe Shëndetit. Dipartimento di Scienze Veterinarie, Universiteti i Torinos, Largo Paolo Braccini 2, 10095, Grugliasco, Torino, Itali (Në pritje të provimit final për marrjen e titullit). 26 Tetor 2017 – 26 Janar 2018, Internship, Hospital Veterinario Berna, Av. Berna 35C, 1050-039, Lisbonë Portugali.  2013-2014 Master në Kooperim Ndërkombetar Veterinar, Dipartimento di Medicina Animale, Produzioni e Salute, Universiteti i Padova-s, Viale dell’ Universita’ 16, 35020, Legnaro, Padova, Itali.  2008-2013 Master i Shkencave, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Dr. Majlind Sulçe ka marrë pjesë në shumë konferenca e simpoziume shkencore si dhe është autor dhe bashkëautor i disa artikujve shkencore.