Departamenti i Moduleve Morfofunksionale

Departamenti i Moduleve Morfofunksionale përbëhet nga dy Grupe Mësimore Kërkimore:

  1. Biokimi-Fiziologji e kafshëve
  2. Anatomi-Histologji Veterinare 

 

Fushat e kërkimit shkencor të Grupit Mësimor Kërkimor “Biokimi-Fiziologji e kafshëve” janë:

  1. Probleme të metabolizmit të kafshëve dhe ndikimi në parametrat biokimiko-fiziologjikë të metaleve të rënda dhe ksenobiotikëve
  2. Studime etologjike dhe të mirëqënies së kafshëve

Këto fusha kërkimi të GMK “Biokimi – Fiziologji e Kafshëve” përfshijnë:

  • Probleme të metabolizmit të peshqve (kryesisht ato të rëndësisë së veçantë, si ato me interes ekonomik, lloje të rralla, të kërcënuara, endemike etj). Duke synuar që përmes njohjes së karakteristikave biokimike, hematologjike dhe morfometrike të kontribohet në rritjen e njohurive shkencore për llojet ku informacioni mungon, si dhe në karakterizimin e popullatës peshkore, ashtu edhe për vlerat jonormale të tyre, në kushtet e një popullate të dëmtuar për shkak të impakteve të ndryshme mjedisore dhe mbipeshkimit.
  • Vlerësime të nivelit të metaleve të rënda dhe të ksenobiontëve në indet e kafshëve: kafshë në gjendje të egër e të pa kultivuar: kryesisht të llojeve me interes ekonomik, duke synuar edhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit, lloje me interes shkencor, si lloje te rralla, të kërcënuara, endemike etj.
  • Probleme të metabolizmit të kafshëve bujqësore, si vijimësi e punës shkencore tradicionale të Departamentit të Moduleve Morfofunksionale.
  • Studime etologjike dhe të mirëqënies së kafshëve: studime të sjelljes së llojeve të ndryshme të kafshëve bujqësore, të zbutura, kafshëve të shoqërimit, etj me qëllim rritjen dhe përmirësimin e mirëqënies së tyre.

 

Fushat e kërkimit shkencor të Grupit Mësimor Kërkimor Anatomi-Histologji Veterinare”  janë:

  1. Kërkime në morfologji, morfometri si dhe ndryshimet anatomo-patologjike në peshq dhe kafshë
  2. Hematologji
  3. Ndryshimet histo-patologjike në kafshë
  4. Osteologji krahasuese me fokus ruminantët e vegjël rregullimet e zhvillimit embrional në kafshë