Departament i Moduleve Paraklinike perbehet nga dy Grupe Mësimor Kërkimor: “Parazitologji-Farmakologji” & “Patologjitë dhe diagnoza e tyre në kafshë”

 

GMK  “Parazitologji-Farmakologji” 

Fushat e kërkimit shkencor të Grupit Mësimor Kërkimor “Parazitologji-Farmakologji janë:

  1. Probleme të parazitizmit të kafshëve dhe ndikimi në parametrat jetësore të kafsheve, diagnoza dhe mjekimi dhe parandalimi i tyre.
  1. Semundjet zoonotike në kafshë

Këto fusha kërkimi të GMK “Parazitologji-Farmakologji” përfshijnë:
Grupi ka prioritet në kërkim:

  • Studimin e parazitëve dëmprurës dhe sëmundjeve parazitare vecanërisht atyre zoonotike. Diagnoza laboratorike e patogjenëve parazitarë dhe virale. Alternativa terapeutike dhe profilaktike
  • Zhvillimin dhe konsolidimin e kapaciteteve edukative dhe kërkimore të FMV për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe njeriut nga sëmundjet zoonotike dhe me ndikim të rëndësishëm ekonomik nëpërmjet përdorimit të metodave moderne laboratorike dhe transferimit të teknologjive inovative.
  • Vlerësimin e dukurisë së antihelmintiko-rezistencës në ruminantët e vegjël dhe njëthundrakë.
  • Studimin e parazitozave intestinale.

 

GMK ”Patologjitë dhe diagnoza e tyre në kafshë

Fushat e kërkimit shkencor në GMK ”Patologjitë dhe diagnoza e tyre në kafshë“ janë:

  1. Kërkime në ndryshimet anatomo-patologjike në kafshë.
  2. Kerkime mbi tumoret në kafshë.
  3. Studime mbi ndikimin e patologjive dhe diagnozës në kafshë.