Prof. Dr. Rezart Postoli

Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare

Email: rezart.postoli@ubt.edu.al ; CV Akademike Rezart Postoli

Rezart POSTOLI, përfundoi studimet e larta në vitin 1999, duke u diplomuar me titullin “Mjek Veteriner”, në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, në Universitetin  Bujqësor Tiranë. Aktualisht, është pedagog në Fakultetin e Mjekësise Veterinare, në Departamentin e Lëndëve Klinike. Në vitin 2001 përfundoi kualifikimin shkencor në Shkollën Pasuniversitare “Mjekësi Veterinare” dhe më pas ka paraqitur dhe mbrojtur para jurisë së Fakultetit të Mjekësisë Veterinare disertacionin për gradën “Doktor i Shkencave” në fushën e Mjekësisë Veterinare. Dr. Postoli ka drejtuar disa projekte kërkimore duke gjetur në këtë mënyrë zgjidhje afat-shkurtra dhe afat-gjata për të mbuluar nevojat që ka kërkimi për paisje bashkëkohore. Ai është angazhuar vazhdimisht si drejtues shkencor dhe anëtar në disa ekipe shkencore në kuadër të programeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Fokusi kryesor në aktivitetin e Prof. Postoli janë patologjitë kryesore të kafshëve të shoqërimit dhe sidomos njëthundrakëve. Prof. Postoli është një studiues i profilizuar dhe ka botuar dhe referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Dr. Postoli ka përvojë shumë të gjatë bashkëpunimi me disa Universitete në Europë në kuadër të Programeve Ndërkombëtare si TEMPUS, bashkëpunimit dypalësh tekniko-shkencor dhe Programi IPA Cross-Border. Ka drejtuar Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë në “Fakultetin e Mjekësisë Veterinare”, Koordinator i Programit CEEPUS II për rrjetin VetNEST (Veterinary Network of European Student and Staff Transfer), Drejtor i Programit të Doktoratës në FMV, Kryetar i Degës së Projekteve, Kërkimit dhe Kooperimit Shkencor. Zv. Dekan i Shkencës dhe aktualisht Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.