Astrit Spahiu

Email: spahiu_astrit@yahoo.com

Administrator i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare

Astrit Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik në vitin 1981, me rezultate të mira dhe diplomohet “Ekonomist”. Deri ne vitin 1993 punon si ekonomist ne sektorë të ndryshëm pranë Ndërmarrjes Tregtare të Shitblerjes në Peshkopi. Nga viti 1995 deri në vitin 1998 punon si ekonomist, në Bankën Agrare, ne degën e Tiranës. Më vonë deri në vitin 2004, punon si menaxher, ekonomist në firmën private “Al-Dur invest” Tiranë. Në vitin 2005, emërohet Kancelar i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, detyrë të cilën e kryen edhe në këtë periudhë, me emërtimin Administrator i Njësisë Kryesore të Fakultetit Mjekësisë Veterinare. Gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme, të organizuara nga Instituti i Trajnimit të Administratës Publike dhe është angazhuar në dy projekte Kombëtare të kryera nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare. Ka mbrojtur, me provim pasuniversitar, gjuhën Angleze me dëshminë përkatëse nga Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tiranës, si dhe kurse kompjuteri të përdorimit të platformës Windows dhe software-ve përfshirë Word, Excel dhe Email.