UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS MERR PJESË NË PANAIRIN “SHQIPËRIA PUNON TOKËN”

Në sheshin “Skënderbej”, në datat 16-17 Nëntor 2019 organizohet edicioni i tretë i panairit “Shqipëria punon tokën”. Ky event organizohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. Panairi përbën eventin më të madh për bujqësinë, zhvillimin rural dhe agrobiznesin në Shqipëri dhe mbetet vitrina më e mirë për promovimin e produkteve shqiptare.

Në total pritet të jenë rreth 400 fermerë të vegjël dhe biznese të mëdha në sektorin e buqjësisë, blegtorisë, agropërpunimit, bimëve medicinale dhe akuakulturës. Gjithashtu, në panair do të marrin pjesë 12 biznese të fushës së agroturizmit, si dhe biznese të ndryshme nga vendet e rajonit (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Itali).

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), si një aktor jo vetëm në përgatitjen e specialistëve të sekrorit bujqësor, mori pjesë në panairin “Shqipëria punon tokën” duke ekspozozuar prodhimet e veta të prodhuara në Fermën Didaktike Eksperimentale dhe nga puna e studentëve. Prodhimet e ekspozuara nga UBT përfshijë: farëra dhe fidanë të llojeve të ndryshme, produkte të tjera që vijnë nga filiera e rrushit, ullirit, si dhe botime për bujqësinë, libra dhe fletëpalosje.

Panairi u vizitua nga Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj, të cilët bënë një vizitë në stendat e panairit, për të parë nga afër prodhimet bujqësore të ekspozuara duke u ndalur dhe në stendën e UBT-së.