UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS – “DITËT E INFORMIMIT TË MATURANTËVE”

Bazuar në Vendimin e Rektoratit të UBT, Nr. 29/1 Prot., date16.01.2020, udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nr. 47 Prot., datë 07.01.2020, dhe në koordinim me Zyrat Vendore Arsimore, për njohjen dhe informimin e maturantëve me Institucionet e Arsimit të Lartë dhe programet e studimit të tyre, Qendra e Karrierës dhe Alumni, po zhvillon vizita në shkollat e mesme profesionale dhe të përgjithshme në të gjithë Shqipërinë. Këto vizita kanë për qellim informimin e maturantëve lidhur me programet e studimeve që UBT ofron.

Për të arritur këtë qellim, është përpiluar një plan në të cilin janë paracaktuar ekipet, koha dhe vendi i të gjitha lëvizjeve, kjo bazuar edhe në udhëzimet paraprake të MASR.

Në data 19.02.2020 dhe 20.02.2020 në mjediset e Qendrës Rinore të Tiranës, dhe ne Pallatin e Kulturës Kamez, u zhvillua aktiviteti “Ditët e informimit të maturantëve”.

Nga Universiteti Bujqësor i Tiranës morën pjesë drejtuesi i Qëndër së Karrierës,dhe këshilltaret e Zyrës së Karrierës të 5 Fakulteteve.

Për dy ditë me radhë maturantët nga të gjitha shkollat e mesme publike dhe jopublike të Tiranës, u informuan për programet e studimit, mundësitë e zhvillimit të karrierës, për stafet akademike dhe gjithçka tjetër që iu duhet për të bërë zgjedhjen e duhur, bazuar mbi njohuritë, dëshirën, interesin personal dhe mundësitë e punësimit dhe progresit.
Shumë prej tyre patën një komunikim të gjatë dhe të detajuar me specialisten e Zyrës së Këshillimit të Karrierës së UBT-së rreth aftësive, lëndëve të preferuara, duke u orientuar kështu se në cilën prej programeve të studimeve mund të studiojnë në vazhdim, të ofruara nga UBT.

Në datë 25.02.2020, dhe në datën Në 26.02.2020, koordinatori i QKA, dhe përgjegjëset e ZKS-ve, informuan maturantë të Elbasanit, Lushnjës, Fierit, Korçës dhe Pogradecit rreth UBT dhe programeve të studimeve që ofrohen. Nga këto takime informuese dhe orientuese, rezultoi se maturantët shkollave të mesme të këtyre rretheve treguan interes të lartë për vijimin e studimeve të tyre në UBT.

Ditët e Informimit të Maturantëve të organizuar nga QKA, do të vazhdojnë me takimet e radhës në qytetet  e Berati, Durrësit dhe Shkodrës.