TAKIM I PROF. DR. BARI MUSABELLIU REKTOR I UNIVERSITETIT BUJQЁSOR TЁ TIRANЁS ME ZNJ. MAGALI MAIRE, E NGARKUAR ME PUNЁ PRANЁ DREJTORIT TЁ CIHEAM-IAM MONTPELLIER Z. PASCAL BERGERET

Mё datё 6 shkurt, Prof. Dr. Bari Musabelliu, Rektor i Universitit Bujqёsor tё Tiranёs (UBT) priti nё njё takim nё ambjentet e rektoratit tё UBT, Znj. Magali Maire e ngarkuar me punё pranё drejtorit tё CIHEAM-IAM Montpellier Z. Pascal Bergeret.

Nё takim Prof. Dr. Bari Musabelliu, theksoi rolin dhe rёndёsinё e CIHEAM-IAM tё Montpellier si njё partner historik dhe strategjik i UBT nё fushёn e pёrmirёsimit tё kapaciteteve, bashkёpunimit nё mёsimdhёnie dhe nё projektet kёrkimore dhe zhvillimore.

Znj Maire, nё emёr tё drejtorit tё CIHEAM IAM tё Montpellier, nёnvizoi vendin e veçantё qё ka UBT midis partnerёve strategjikё tё kёtij instituti, si nё lidhje me zonёn gjeografike nё tё cilёn ndodhet Shqipёria si vend anёtar i CIHEAM, me bashkёpunimin historik qё ka egzistuar midis kёtyre insititucioneve si dhe rolin e UBT si instucioni i arsimit tё lartё dhe kёrkimit bujqёsor mё i rёndёsishёm nё vend.

Ky bashkёpunim frutdhёnёs shprehet midis tё tjerash edhe me projektin e fundit Erasmus Plus Capacity Building SmartAl qё synon ndёrtimin e njё masteri ekzekutiv nё fushёn administrimit dhe zhvillimit territorial nё UBT, e i cili koordinohet nga CIHEAM-IAM Montpellier.

Sё fundi, dy institucionet aplikuan nё kuadёr tё programit Erasmus + KA1 pёr financime nё fushёn e shkёmbimeve tё studentёve, pedagogёve dhe stafit administrativ pёr periudhёn 2020 – 2023.

Nё kuadёr tё institucionalizimit dhe thellimit tё bashkёpunimit midis UBT dhe CIHEAM- IAM Montpellier, nё muajt nё vijim, titullarёt e dy institucioneve do tё nёnshkruajnё njё marrёveshje tё re bashkёpunimi e cila do tё pёrfshijё fushat e mёsimdhёnies sё ndёrsjelltё, tё shkёmbimit tё studentёve tё ciklit tё dytё dhe tё tretё, tё bashkёpunimit nё fushёn e kёrkimit dhe zhvillimit institucional, nё hartimin dhe zbatimin e projekteve tё pёrbashkёta etj.