PREZANTIMI I STRUKTURAVE DREJTUESE NË UBT

Sot në datën 22.09.2020, në sallën Luc Agraja, rektori i Universitetit Bujqësor, Profesor Doktor Fatbardh Sallaku, bëri një prezantim të shkurtër të strukturave drejtuese për katër vitet në vijim. Gjatë fjalës së tij, Prof. Sallaku falenderoi pjesëmarresit për marrjen të detyrave të reja dhe shfaqi besim tëplotë në ekipin e sapoemëruar.

Më tej, rektori theksoi se tre objektivat kryesore të cilat do të vazhdojnë të udhëheqin në drejtimin e UBT-së do të jenë:

1. Zhvillimi akademik dhe institucional,
2. Rritja e efektivitetit të kërkimit shkencor, si edhe
3. Forcimi i rolit të UBT-së në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar përpos përmirësimit të imazhit publik.