PAMJE NGA PROÇESI I KORRJES SË GRURIT NË FERMËN DIDAKTIKE EKSPERIMENTALE TË UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS

Universiteti Bujqësor i Tiranës për vitin Bujqësor 2019 – 2020 ka mbjellë në Fermën Didaktike Eksperimentale Valias, 25 ha Grurë nga ku:

4 ha me Kultivar “UBT-2” dhe 21 ha L-7, Progres, Nogal, Caronte.

Më datë 28 – 30 Qershor u gjykua të kryhej proçesi i korrjes së grurit dhe e gjithë sipërfaqja rezultoi sipas shifrave të mëposhtme:

  • Kultivari  “UBT-2” mbjellur në 4 ha, rendimenti mesatar ishte 72.55 kv/ha.
  • Prodhimi Total në 4 ha ishte 290.2 kv ose 29 ton.
  • Kultivarët L-7, Progres, Nogal, Caronte të mbjellë në siperfaqen 21 ha, rendimenti mesatar ishte 43.3 kv/ha ose 909.3 kv në total.

Video nga proçesi i korrjes së grurit (FDE)