I FTUAR NË WAKE UP/ REKTORI I UNIVERSITETIT BUJQËSOR TË TIRANËS, PROF. DR. FATBARDH SALLAKU

Shqipëria me 1 milion hektarë pyje “zhduk” profesionin e inxhinierit të pyjeve

Tregu i punës gjithnjë e më shumë kërkon specialistë në fushën e përpunimit të drurit, inxhinierë pyjesh, dizajner mobilerie, agronom,mjek veteriner etj…. Por fatkeqësisht këto profesione rrezikojnë në të ardhmen të zhduken sepse nga viti në vit numri i studentëve në programet që ofron Universiteti Bujqësor i Tiranës ka ardhur në rënie. Prof. Dr Fatbardh Sallaku, i cili ka marrë së fundmi edhe postin e Rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës dha alarmin për programet që rrezikojnë të mbyllen.