BORDI I ADMINISTRIMIT është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të UBT-së, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij. Në përmbushje të përcaktimeve ligjore në fuqi, Bordi i Administrimit të UBT-së, përbëhet nga shtatë anëtarë, të punësuar me kohë të pjesshme. Sipas përcaktimeve të ligjit Nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”,   3 anëtarë  janë përfaqësues të UBT-së dhe janë përzgjidhur nga Senati Akademik i UBT-së, me një mandat pesëvjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, prej listave të propozuara nga Fakultetet e UBT-së dhe 4 anëtarë janë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe janë emëruar nga Ministri.

 Disa prej funksioneve kryesore të  BORDIT TË ADMINISTRIMIT të UBT:

  • Garanton qëndrueshmërinë financiare të UBT-së dhe përmbushjen e misionit të tij.
  • Me propozim të Senatit Akademik, miraton planin strategjik të zhvillimit të UBT-së dhe mbikëqyr zbatimin e tij.
  • Me propozim të Senatit Akademik, miraton buxhetin vjetor dhe atë afatmesëm të UBT-së dhe mbikëqyr zbatimin e tyre.
  • Me propozim të Senatit Akademik, miraton numrin e personelit në të gjitha nivelet.
  • Vlerëson paraprakisht mbylljen dhe riorganizimin e institucionit të arsimit të lartë, si dhe ndarjen ose bashkimin e institucionit të arsimit të lartë me një institucion tjetër të arsimit të lartë.
  • Miraton paraprakisht hapjen, riorganizimin ose mbylljen e njësive të UBT-së mbi bazën e propozimeve të njësive.
  • Jep mendim për projektrregulloren e institucionit dhe miraton rregulloren financiare të tij.
  • Përcakton rregullat për shpërndarjen e të ardhurave që siguron universiteti nga ushtrimi i veprimtarive të tij, si dhe mbikëqyr përdorimin e burimeve të financimit.
  • Është përgjegjës për caktimin e kritereve e të procedurave për punësimin e administratorëve dhe personelit administrativ, mbështetur në aktet e UBT- së.
  • Emëron dhe shkarkon administratorin e UBT- së.
  • Miraton paraprakisht Statutin e UBT_së, para se t’i përcillet Senatit Akademik dhe vendimi merret me jo më pak se tre të pestën e votave të anëtarëve.
  • Miraton raportin e detajuar vjetor të veprimtarisë së UBT-se, të hartuar nga rektorati.
  • Vendimet e Bordit të Administrimit, merren me shumicë të thjeshtë.
  • Mënyra e thirrjes së mbledhjeve të Bordit të Administrimit, rendi i ditës, pjesëmarrja, shumica për marrjen e vendimeve, votimi dhë çështje të tjera të lidhura me to parashikohen në rregulloren e brendshme të Bordit të Administrimit.

 

Lajmerime

Projekte