Pjesë e vizionit të Universitetit Bujqësor të Tiranës është edukimi universitar, pasuniversitar, kërkimi dhe trajnimi për përgatitjen profesionale të specialistëve të fushës së bujqësisë, të ushqimit dhe të mjedisit.

Përgatitja e kapaciteteve me edukimin e duhur profesional, me kërkesat e sipërmarrjeve, organizatat dhe institucionet publike që janë të lidhura me fushën e bujqësisë, ushqimit dhe të mjedisit, është një nevojë e padiskutueshme.

Në këtë kuadër, në mënyre që të jetësohet ky vizion, është padyshim e nevojshme që kapacitetet njerëzore me edukimin e duhur profesional, që UBT synon ti ofrojë ekonomisë së tregut, duhet te paraprihet me selektimin paraprak sa më cilësor të maturantëve.

Edhe për vitin akademik 2018-2019, përgjatë periudhës 15.02.2018-16.03.2018, UBT është promovuar pranë shkollave të mesme duke informuar maturantët rreth cikleve, programeve të studimeve si edhe kritereve pranuese, si edhe argumente objektive se përse duhet që maturantët të zgjedhin UBT si portën e tyre të dijes dhe aftësive për të siguruar një të ardhme cilësore.

Fushata promovuese e UBT pranë shkollave të mesme të sistemit para-universitare, është shndërruar tashme në një Tradite.

Lajmerime

Projekte