Administratori i UBT-së Edmond Tërthorja
Administratori është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të institucionit. Ai përfaqësuesi ligjor i universitetit për çështjet financiare dhe administrative.
Administratori kryen këto funksione:
- Harton projektbuxhetin vjetor, mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, mbështetur në planin strategjik të zhvillimit të universitetit dhe në planin buxhetor afatmesëm të tij.
- Propozon kriteret për administrimin e burimeve financiare dhe materiale, të cilat ia paraqet për miratim Bordit të Administrimit dhe mbikëqyr shpërndarjen e zbatimin e tyre.
- Ndjek dhe kontrollon zbatimin e buxhetit vjetor të universitetit dhe të strukturave varësisë së tij.
- Përgjigjet për veprimtarinë ekonomike dhe financiare të Universitetit, me përjashtim të kompetencave ekskluzive të Bordit të Administrimit
- Përgjigjet për veprimtarinë ekonomike dhe financiare të Universitetit, me përjashtim të kompetencave ekskluzive të Bordit të Administrimit.
- Përfaqëson Universitetin si firmë e parë e deleguar nga Rektori në marrëdhëniet financiare me Bankën.
- Zbaton të gjitha vendimet e Bordit të Administrimit dhe të Senatit Akademik me karakter financiar dhe administrativ.
- I paraqet Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik raportin mbi veprimtarinë financiare të universitetit në përfundim të vitit akademik.
- Plotëson kërkesat e Rektorit, me qëllim përmbushjen e nevojave akademike, admistrative dhe financiare.
- Bashkëpunon me strukturat dhe autoritetet e tjera të universitetit për çështje të administrimit të përditshëm.
- Emëron dhe shkarkon administratorët e fakulteteve dhe departamenteve, pas miratimit nga Bordi i Administrimit.
- Thërret në raport adminstratorët e fakulteteve dhe përgjegjësit e zyrave të shërbimit universitar.
- Shkarkon administratorin e fakultetit dhe departamentit me propozim të argumentuar të dekanit
- Organizon kryerjen e studimeve për zhvillimin perspektiv të Universitetit.
- Organizon dhe drejton kryerjen e veprimtarive për shërbimet ndaj të tretëve.
- Është kryetar i Autoritetit Kontraktor dhe i raporton Kryetarit të Senatit dhe Bordit të Administrimit për ecurinë e procedurave të prokurimit.
- Është direkt përgjegjës për performancën administrative dhe financiare të Universitetit dhe/ose njësive të tjera të tij.