Nis proçesi i vaksinimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës

Universiteti Bujqësor i Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në vend, fillon nesër datë 14 Shtator 2021, ora 09:00 proçesin e vaksinimit të hapur për studentet/ët, stafin akademik dhe atë ndihmës akademik dhe administrativ të universitetit në sallën “Silvano Pedrollo’’, Godina e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit.

Ju bëjmë thirrje të merrni pjesë në këtë proçes, si një masë paraprake për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe të atyre që ju rrethojnë, duke respektuar rregullat e përcaktuara nga autoritetet përkatëse.

Kujtojmë se vaksinimi i të gjithëve është kusht për të qenë pjesë e auditoreve dhe domosdoshmëri për fillimin normal të vitit të ri akademik 2021-2022 që fillon së shpejti.