Trëndafili, lulja simbol e dashurisë

Pamje nga kopshti i trëndafilave në UBT

Njihuni me kopshtin e trëndafilave, këtë pamje të mrekullueshme që mund të shijoni më nga afër në ambientet e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në këtë kopësht i cili shërben edhe si bazë eksperimentale për studentët e FBM në këtë universitet, gjenden qindra rrënjë të varieteteve të ndryshme të kësaj bime e cila njihet edhe si mbretëresha ndër lule të tjera. Trëndafili e ka origjinën nga Kina dhe Persia, ndërsa në Evropë erdhi nëpërmjet Egjiptit dhe Greqisë në Siçili e në Francë e kështu u përhap në të gjithë kontinentin evropian. Në vijim kjo lule u bë edhe një ndër simbolet e kopshteve të pasanikëve. Prej shek. 18, me kultivimin e trëndafilit e deri më sot numërohen rreth 50000 varietete të ndryshme në të gjithë botën. Trëndafili ka një pamje magjike dhe shumë tërheqëse për njerëzit, është simbol i bukurisë, përsosmërisë, pastërtisë, i dashurisë dhe është sinonim i dashurisë tokësore dhe qiellore.