
Në datë 15 Prill 2021, nga ora 09:30 deri 10:30, Prof Bryan Markey i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Dublin, Irlandë, në bashkëpunim me Prof Xhelil Koleci, do të realizojë on-line leksionin me temë “Chlamydial and Enzootic Abortion of Ewes”.
Ftohen studentet e vitit të tretë, katërt dhe personeli akademik të ndjekë on-line këtë leksion, duke klikuar në linkun:
https://us02web.zoom.us/j/259320759?pwd=NGsraFA4WklPcThtK3lJS2dNU1EyZz09
Meeting ID: 259 320 759 Passcode: 016236
Kolegji Universitar Dublin, Irlandë, renditet ndër 1% të universiteteve më të mira në botë, ndërsa Fakulteti i Mjekësisë Veterinare renditet i 23 në botë, dhe është një nga 7 fakultetet e vetme Europiane Veterinare i cili ka akreditim të plotë Amerikan krahas atij European.
Profesor Bryan Markey ka një karrierë të pasur akademike dhe është autor i shumë publikimeve të artikujve në revistat prestigjioze të fushës së veterinarisë dhe teksteve ndërkombëtare. Ai është Diplomat dhe zevendës President i Kolegjit Europian të Mikrobiologjisë Veterinare.
Një CV të përmbledhur të Profesor Bryan Markey, e gjeni në linkun e mëposhtëm: