Bursa studimi në Indi për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës

Indian Council for Cultural Relations (ICCR) që i përket Qeverisë së Indisë, ofron bursa për vitin akademik 2021-22 për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Bursa ofrohet për kurse universitare / pasuniversitare në disiplina të ndryshme, duke mos përfshirë kurset mjekësore / paramedikale. Të gjitha shpenzimet janë te mbuluara nga ICCR.

Kandidatët duhet të jenë midis moshës 18-30 vjeç dhe të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Për të aplikuar si edhe për të marrë më shumë informacion ju lutem klikoni në link http://www.a2ascholarships.iccr.gov.in/

Shkarkoni formularin e aplikimit.