UBT vendos shtyrjen e sezonit plotësues të provimeve në kuadër të masave të marra në parandalimin e përhapjes së pandemisë shkaktuar nga Covid-19

Në mbështetje me Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Regulloren e Studimeve Universitare, Rektorati i UBT-së, në mbledhjen e tij on line të datës 18.12.2020, pasi mori në shqyrtim situatën e krijuar nga pandemia COVID 19, vendosi:

  1. Sezoni plotësues i provimeve, i parashikuar në javën e parë të Janarit, do të zhvillohet në datat 23, 25 dhe 26 Mars, 2021.
  2. Data e diplomimit për studentët përsëritës do të jetë 31 Mars, 2021.
  3. Dekanatet të marrin masat për njoftimin e studentëve në mjediset përkatëse.
  4. Ky vendim hyn në fuqi për vitin mësimor 2020-2021, dhe gjenë zbatim nga Dekanatet dhe Zyra e Studimeve dhe Studentëve.

 

Kliko këtu: Vendim Rektorati UBT_Shtyrja e sezonit plotësuese të provimeve