Pajisja me adresë e-maili e studentëve, në të gjithë Programet e Studimit Bachelor

Të gjithë studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës në të gjithë Programet e Studimit të Ciklit të Parë Bachelor janë pajisur me adresa e-maili emer.mbiemer@ubt.edu.al  (emri juaj.mbiemri juaj). Si fillim të gjithë studentët do të përdorin të njëjtin password për tu loguar në adresën e-maili, bashkangjitur do të gjeni manualin se si  do të aksesoni adresën e-mail emer.mbiemer@ubt.edu.al dhe si do të ndryshoni passwordin e adresës tuaj.

Kjo adresë do të jetë e vlefshme deri në momentin që ju jeni studentë të universitetit, kur ju të ndërprisni marrëdhëniet me universitetin mbas një periudhe kohore, kjo adresë e-maili nuk do të jetë funksionale.

Nga dita e hënë, datë 16 Nëntor, ndjekja e procesit mësimor dhe komunikimi me pedagogët e lëndëve do të kryhet vetëm me adresën e e-mailit zyrtar të Universitetit Bujqësor të Tiranës emer.mbiemer@ubt.edu.al

* Për çdo paqartësi ju mund të shkruani në support@ubt.edu.al.

Kliko këtu: MANUAL SI TË AKSESONI ADRESËN E-MAIL ( BACHELOR )