Njoftim për dorezimin e dokumentacionit_KVLPAKA

Të nderuar pedagogë!

Njoftohen të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për autoritete dhe organe drejtuese të të gjitha niveleve në UBT-së, bazuar në Rregulloren e Zgjedhjeve të UBT, duhet të paraqesin për vlerësim pranë Komisionit për Vlerësimin e Ligjshmërisë së Promovimit Akademik dhe Kontrollit Antiplagjiaturë (KVLPAKA) dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesen drejtuar KVLPAKA
  2. Deklaratën e plotësuar nga kandidati
  3. Akt-Dorëzimin
  4. Skedën e plotësuar dhe të firmosur nga kandidati për vlerësimin e ligjshmërisë së promovimit akademik sipas formatit të miratuar nga Senati Akademik për titullin e fundit,
  5. Temën e doktoraturës në versionin word të lexueshëm, në kopje elektronike (CD)
  6. Temën e doktoraturës në hardcopy,
  7. Kandidatët që kanë mbaruar doktoraturën jashtë vendit, duhet të dorëzojnë Kopjen e Çertifikatës së Doktoraturës të njehësuar nga MASR,

Afati përfundimtar i dorëzimit të dokumentacionit është deri në datën 12/06/2020.

                                                                  

    Faleminderit,

  KVLPAKA

1. Deklarata
2. Skeda_VetëDeklarimi për Titull Akademik_UBT
3. Akt-Dorezimi Dokumentave