Fillimi i procesit zgjedhor në UBT

” FILLIMI I PROCESIT ZGJEDHOR NË UBT”

Në zbatim të ligjit nr. 80/2015 , datë 22.07.2015, “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë”, Urdhrin e MASR, nr.99, datë 26.03.2020, “Për disa ndryshime në urdhrin nr.8, datë 14.01.2020, “Për procesin zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese ne IAL-të; Rregulloren “Për Organizimin e Zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në UBT”(Miratuar në mbledhjen e Senatit Akademik të UBT, datë 04/02/2020), Kreu 1, Neni 5, pika 3, Rektorati:

NJOFTON:

  1. Fillimin e procesit zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT në datën 11.05.2020.
  1. Të gjitha strukturat akademike, ndihmës akademike e administrative, si edhe ato të zgjedhura nga Senati Akademik, sipas përcaktimeve ligjore dhe Rregullores “Për Organizimin e Zgjedhjeve për Autoritetet dhe Organet Drejtuese në UBT” janë të detyruara të marrin të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit.

                                Rektorati i UBT