CEI Extraordinary Call for Proposals 2020

Në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) është depozituar thirrja e jashtëzakonshme e Nismës së Evropës Qendrore (Central European Initiative, CEI). Duke patur parasysh vështirësitë që hasen, me situatën e paraqitur nga COVID-19, në arsim dhe në aktivitetet e punës në përgjithësi në rajonin e CEI dhe më gjerë, ku shkollat, universitetet dhe mjediset e tjera të punës po anulojnë gjithnjë e më shumë klasat dhe takimet midis personave, CEI synon të kontribuojë në përballimin e shpërthimit global të COVID-19, duke lançuar thirrjen e jashtëzakonshme për propozime, nëpërmjet së cilës synon ndarjen e granteve të vogla për adresimin e nevojave specifike në nivel lokal në 17 Shtetet Anëtare të tij, që janë: Shqipëria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Moldavia , Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina, me vëmendje të veçantë për ato që nuk janë anëtare të BE-së.

Grantet e CEI do të ndahen për veprimtari në tre fusha të ndërhyrjes:

·         Shëndetësia dhe telemjekësia;
·         Edukimi dhe mësimi elektronik / mësimi në distancë
·         Mbështetje për SME-të

Theksojmë që aktivitetet dhe shpenzimet e pranueshme për fushën e arsimit janë:

·         blerja e pajisjeve për qëllime të mësimit elektronik, përfshirë harduerin (bordet dixhitale të shkollës, kompjutera, laptop, tableta, pajisjet, etj.) dhe softuerin (mjetet në internet, platformat për mësimin në distancë, etj.);

·         organizimi i seminareve në internet (faqet web) për të lehtësuar transferimin e njohurive ndërmjet dhe midis ekspertëve të arsimit dhe operatorëve (nga vendet anëtare të CEI të BE-së në vendet anëtare të BE-së, jo-BE).

Nëpërmjet këtij materiali, CEI përcjell informacion në lidhje me paketën e aplikimit, deadline, njoftimin për cdo fazë të vlerësimit, buxhetin e thirrjes, aktivitetet dhe shpenzimet e pranueshme, pjesëmarrjen, zbatimin, etj (dokumentacioni i mëposhtëm i përkthyer në gjuhën shqipe), për mënyrën e përfitimit të këtyre granteve.

Nga strukturat perkatese ne MASR, eshte sugjeruar që thirrja e CEI të shpërndahet tek institucionet e arsimit të lartë.

Per me shume informacion ju lutem gjeni bashkelidhur edhe emailin e CEI dhe linkun perkates ku mund te gjeni te gjitha informacionet dhe detajet e nevojshme:

https://www.cei.int/news/8810/covid-19-extraordinary-call-for-proposals-launched-600000-eur-for-projects-in-field-of-healthcare