Shlyerja e tarifës së shkollimit për vitin akademik 2019 – 2020

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se shlyerja e tarifës së shkollimit për vitin akademik 2019 – 2020 do të jetë data 30 Maj 2020.

*Sqarim mbi tarifën e shkollimit:

1.       0%          – Përjashtohen nga tarifa e shkollimit të gjithë studentët me notë mesatare të ponderuar (gjeneruar nga sistemi ESSE3) 9.00   – 10

2.       50%        – Paguajnë 50% të tarifës së shkollimit të gjithë studentët që kanë notë mesatare të ponderuar (gjeneruar nga sistemi ESSE3) 6.00 – 8.99 

3.       100%     – Të gjithë studentët që kanë notë mesatare  të ponderuar (gjeneruar nga sistemi ESSE3) nën 6.00 do të paguajnë 100% të tarifës së shkollimit.

* Studentët që kanë paguar tarifën e plotë të shkollimit dhe rezultojnë në Rastin 1 ose Rastin 2 do tu rikthehet kësti që nuk i takonte për tu paguar.

 

Faleminderit për mirëkuptimin!