Njoftim për datat e riprovimeve dhe mbrojtjes së diplomës

Të dashur studentë!

Urojmë të jeni mirë Ju dhe të afërmit Tuaj.

Në konsiderim të situatës të vështirë, të krijuar nga Covid 19, lidhur me zhvillimin e procesit të mësimit online, ju njoftojmë se:

Datat e sezonit të riprovimeve dhe mbrojtjes së diplomës, parashikuar për t’u dhënë gjatë muajit Mars 2020, do të shtyhen deri në një njoftim tjetër me fillimin normal të procesit mësimor.

Duke ju uruar shëndet dhe gjithë të mirat,

        Faleminderit për mirëkuptimin