Studentët që plotësojnë kushtet për përfitimin e bursave për vitin akademik 2019-2020

1.Njoftohen të gjithë studentët, që plotësojnë kushtet për përfitimin e bursave për vitin akademik 2019-2020 që studiojnë në programet e studimit  :

  • Program të ciklit të parë të studimeve,
  • Program të integruar të studimeve,
  • Program të studimeve profesionale

Në zbatim të VKM nr.903, datë 21.12.2016 “ Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore, për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë” e ndryshuar me VKM nr.784, datë 26.12.2018 dhe VKM nr.39, datë 23.01.2019,

Afati i dorëzimit të dokumentacionit nga studentët sipas kritereve që përfitojnë bursë për vitin akademik 2019-2020, do të jetë nga data 15 Tetor  dhe në vazhdim gjithë vitin akademik 2019-2020.

Kliko këtu: Afatet dhe kriteret e dorëzimit të dokumentacionit për studentët që përfitojne bursë 2019-2020