Studentët që plotësojnë kushtet për përjashtimin nga tarifa e shkollimit për vitin akademik 2019-2020

 Njoftohen të gjithë studentët, që plotesojnë kushtet për përjashtimin nga tarifa e shkollimit për vitin akademik 2019-2020 që studjojnë në programet e studimit  :

  • Program të ciklit të parë të studimeve,
  • Program të integruar të studimeve,
  • Program të studimeve profesionale

Në zbatim të VKM nr.269, datë 29.03.2017 “ Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve, në një program të cikilt të parë të studimeve,  në një program të integruar të studimeve  ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit” e ndryshuar me VKM nr.779, datë 26.12.2018 dhe VKM nr.40, datë 23.01.2019.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit nga studentët sipas kritereve që përjashtohen nga tarifa e shkollimit  për vitin akademik 2019-2020, do të jetë nga data 15 Tetor  dhe në vazhdim gjithë vitin akademik 2019-2020.

Bashkelidhur këtij njoftimi dokumentacioni që paraqesin studentët sipas kadegorive:

Kliko këtu: Afatet dhe kriteret për studentët që përjashtohen nga tarifa e shkollimit 2019-2020