ERASMUS+

ERASMUS+

Programi Erasmus Plus ka për qëllim rritjen e aftësive, punësimin si dhe modernizimin e arsimit, trajnimin dhe punën e të rinjve. Në këto shtatë vite ky program do të ketë një buxhet prej 14.7 bilion euro, një rritje prej 40% në krahasim me nivelet aktuale të shpenzimeve, gjë e cila pasqyron angazhimin e BE për të investuar në keto zona.

Erasmus Plus do të ofrojë mundësi studimi, trajnimi, fitim përvojë punë dhe të qenurit vullnetare jashtë vendit për më shumë se 4 milion euro.

Erasmus Plus do të mbështesë edhe përpjekjet kombëtare për modernizimin e arsimimit, trajnimit dhe sistemet e të rinjve. Në fushën e sportit do të ketë mbështetje për projektet në organizimet bazë dhe sfidat ndërkufitare si lufta kundër fiksimit të ndeshjeve, dopingut dhunës dhe racizmit.

Programi Erasmus Plus sjell sëbashku shtatë programet ekzistuese të BE në fushat e arsimit, trajnimit dhe rinisë dhe për herë të parë do të sigurojë mbështetjen për sport. Si një program i avancuar, Erasmus Plus ofron më shumë mundësi bashkëpunimi midis sektorëve të arsimit, trajnimit, rinisë dhe sporteve, dhe në saj të rregullave të thjeshtësuar të financimit është më e lehtë për tu bërë pjesë krahasuar me mundësitë e mëparshme.

Për më shumë informacion kliko këtu: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus ose  erasmusplus.al

ERASMUS MUNDUS

Ç’është Erasmus Mundus?

Erasmus Mundus është një program tjetër i BE-së në fushën e Arsimit të Lartë me fokus të veçantë Shkëmbimet. Erasmus Mundus mbështetej në dy aktivitete kryesore.

Aktiviteti 1 – Programet e përbashkëta Erasmus Mundus (EM) (konsorciume për Master dhe Doktorata të përbashkëta)

Programet e përbashkëta EM zbatohen nga konsorciume të IAL-ve nga vendet anëtare të BE-së. Ato ofrojnë diploma të përbashkëta pas përfundimit të ciklit të studimit në dy ose më shumë IAL evropiane. Studentët shqiptarë mund të aplikojnë direkt për të fituar të drejtën për të ndjekur me bursë një  kurs Master ose Doktoratë të Përbashkët.

Aktiviteti 2 – Partneritetet EM (përfshirë dhe bursa për periudha të shkurtra studimi)

Nën Aktivitetin 2, Partneritetet EM bashkojnë IAL-të nga vendet e BE-së me IAL të Vendeve të Treta në projekte bashkëpunimi në fushën e Arsimit të Lartë. Pjesëmarrja në një partneritet nënkupton që këto universitete mund të shkëmbejnë studentë (nga Bachelor deri në PHD), stafe akademike (phD, post doc) dhe stafe administrative (1-3 muaj) për periudha të shkurtra deri në një vit akademik Shqipëria është partnere në tre këto partnerite:

  1. Basileus V
  2. Join EU SEE Penta
  3. ERA WEB (për shkenca mjekësore)

Për më shumë informacion: erasmusplus.al

 

Projekte nga Programi ERASMUS+

Nr. EMËRTIMI I PROJEKTIT PARTNERËT PROGRAMI FAKULTETI PËRFITUES
1 LIBRARY NETWORK SUPPORT SERVICES: MODERNIZING LIBRARIES IN WESTERN BALKAN COUNTRIES THROUGH STAFF DEVELOPMENT AND REFORMING LIBRARY SERVICES. LNSS LIMERICK INSTITUTE OF TECHNOLOGYY (Ireland) EACEA Erasmus+ KA2-CBHE-JP FBM
2 WESTERN BALKANS ACADEMIC EDUCATION EVOLUTION AND PROFESSIONAL’S SUSTAINABLE TRAINING FOR SPATIAL DATA INFRASTRUCTURES – BESTSDI UNIVERSITETI I ZAGREBIT EACEA Erasmus+ KA2-CBHE-JP FSHP
3 ICT NETWORKING FOR OVERCOMING TECHNICAL AND SOCIAL BARRIERS IN INSTRUMENTAL ANALYTICAL CHEMISTRY EDUCATION – NETCHEM UNIVERSITETI I NISHIT EACEA Erasmus+ KA2-CBHE-JP FBU
4 GRADUATES ADVANCEMENT AND DEVELOPMENT OF UNIVERSITY CAPACITIES IN ALBANIA, GRADUA UNIVERSITETI I BOLONJËS EACEA Erasmus+ KA2-CBHE-SP FEA
5 MASTER IN EUROPEAN INNOVATIONS FOR A SUSTAINABLE MANAGEMENT OF ALBANIAN TERRITORIES, RURAL AREAS AND AGRICULTURE: INSTRUMENTS, POLICIES, STRATEGIES (SmartAL) INSTITUT AGRONOMIQUE MÉDITERRANÉEN DE MONTPELLIER EACEA Erasmus+ KA2-CBHE-JP FEA
6 MSC IN SUSTAINABLE FOOD PRODUCTION SYSTEMS UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS EACEA Erasmus+ EPP-1-2018-1-

AL-EPPKA2-CBHE-JP

FBU
7 HARMONIZATION AND INNOVATION IN PHD STUDY PROGRAMS FOR PLANT HEALTH IN SUSTAINABLE AGRICULTURE VEUCILISTE U ZAGREBU

AGRONOMSKI FAKULTET

EACEA Erasmus+ EPP-1-2018-1-

HR-EPPKA2-CBHE-J

FBM
8 CAPACITY BUILDING FOR BLUE GROWTH AND CURRICULUM DEVELOPMENT OF MARINE FISHERY IN ALBANIA SVEUCILISTE U SPLITU 598550-EPP-1- 2018-1-HR-EPPKA2-CBHE-JP FBM