Dega e Kërkimit dhe Projekteve

Rreth nesh:

Universiteti Bujqësor i Tiranës ka gjeneruar vazhdimisht brenda familjes së madhe akademike, lëvizje dhe tendenca të natyrave të ndryshme që kanë për qëllim të sjellin perspektiva të reja në shoqëri dhe arsimin e lartë. Kërkimi përfshin punë krijuese të ndërmarra sistematikisht me qëllim rritjen e dijes dhe kulturës dhe përdorimin për nevojat e shoqërisë. Njësitë kryesore dhe bazë kryejnë veprimtari kërkimore-shkencore bazë ose të zbatuara, studime, projekte për zhvillim dhe veprimtari të tjera krijuese, të përcaktuara në statutin e UBT-së, sipas natyrës dhe objektivave specifikë të institucionit.

Nëpërmjet veprimtarisë kërkimore-shkencore personeli akademik dhe studentët fitojnë aftësi për kërkime të pavarura, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm profesional dhe të karrierës akademike. Veprimtaritë e kërkimit shkencor realizohen mbi bazën e programeve dhe projekteve të miratuara nga njësitë përbërëse të UBT-së, në përputhje me statutin dhe rregulloren e institucionit. Fushat, drejtimet, vëllimi i punës dhe afatet e veprimtarisë kërkimore-shkencore përcaktohen nga njësitë kryesore dhe bazë, bazuar në fushat prioritare të zhvillimit kombëtar dhe në programet e ofruara. Njësitë përbërëse të UBT-së kanë të drejtë të hartojnë programe dhe projekte kërkimore në bashkëpunim me institucione të tjera publike ose private, brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë kontekst Universiteti Bujqësor i Tiranës ka themeluar Degën e Projekteve, Kërkimit dhe Kooperimit Shkencor. Dega synon koordinimin e kërkimit shkencor në UBT, si dhe me institucione të tjera shkencore vendase dhe të huaja, bashkërendimin e kërkimit shkencor duke përcaktuar së bashku me fakultetet fushat prioritare të kërkimit shkencor, në përputhje me nevojat e zhvillimit të vendit si dhe siguron integrimin e kërkimit shkencor me mësimin. Zyra për Zhvillimin e Projekteve është pjesë përbërëse e strukturës organike të degës. Zyra u krijua për të koordinuar dhe lehtësuar bashkëpunimin me partnerët e tjerë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Misioni

Zyra për Zhvillimin e Projekteve në Universitetin Bujqësor të Tiranës lehtëson zbatimin e projekteve në fushat e ndryshme të shkencave bujqësore me synim përfshirjen e stafit akademik, kërkuesve të rinj dhe studentëve të UBT-së në projekte për zhvillim kapacitetesh, kërkime shkencore, studime të orientuara dhe iniciativa të tjera që lidhen ngushtë me arsimin e lartë. Zyra këshillon mbi dhe mbështet aplikimet për grante të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare dhe synon që Universitetit të jetë një shembull, se si grupet e ekspertëve të sjellin idetë alternative për zhvillimin e politikave të vendit.

Vizioni

Vizioni ynë është të promovojë dhe përmirësojë kapacitet kërkuese dhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin me institucione private dhe publike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në fushat kërkimore dhe ato të zhvillimit, dhe më e rëndësishme, kërkuesit të paraqesin projektin e duhur në kohën e duhur dhe me burimet e duhura.

Detyrat

  • Të inkurajoj partneritetin midis institucioneve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me qëllim pjesëmarrjen në Projekte;
  • Të informojë kërkuesit rreth programeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Të shpall thirrjet për projekte;
  • Të organizojë trajnime të shkurta me përfaqësues të programeve të ndryshme rreth projekteve specifike;
  • Të ndihmoj në kërkimin e partnerëve për realizimin e aplikimeve në programe dhe projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Të ndihmojë personelin akademikë në planifikimin dhe shkrimin e projekteve;
  • Të informojë/udhëzojë/ndihmojë personelin akademikë të aplikojnë me projektet e tyre në programin që më shumë u përshtatet;
  • Të ndihmoj personelin akademik me problemet që hasin gjatë zbatimit të projekteve;
  • Të përgatisë dhe administroj bazën e të dhënave dhe statistikat përkatëse të projekteve të realizuara në UBT;
  • Të pajisë me modelin e dokumentacionit që disponon të gjitha strukturat e interesuara në UBT.

Ne besojmë fuqishëm në aftësinë për të zhvilluar risi në fushat tona të interesit dhe që ndikojnë në shoqëri. Të gjitha këto kanë bërë që Universiteti Bujqësor i Tiranës të jetë një referencë brenda vendit dhe të gëzojë reputacion akademik nga institucionet arsimore të arsimit të lartë në Europë.

Prof. Dr. Rezart Postoli 
Dega e Projekteve, Kërkimit dhe Kooperimit Shkencor
Tel: +355 68 40 77 442
e-mail: dpksht@ubt.edu.al;  rezart.postoli@ubt.edu.al

web: www.ubt.edu.al