Gjenerimi i ideve të biznesit dhe përgatitja e planit të biznesit

Momente nga trajnimi i mbajtur më datë 16 Shkurt 2019, ora 11:00 -12:00 pranë Qendrës Rinore Tiranë me temë “Gjenerimi i Ideve të Biznesit dhe Përgatitja e Planit të Biznesit”, organizuar nga Student Economic Forum i UBT-së në bashkëpunim me Albanian Young Leaders Forum.

Trajnimi u hap me një prezantim të  aktiviteteve dhe projekteve të  realizuara përgjatë 4 viteve në Universitetin Bujqësor të Tiranës nga Presidenti SEF, Seldan Tabaku.

Në pjesën e parë të trajnimit lektorja Blerina Hoxha, pedagoge pranë UT dhe UMSH, ndau me pjesëmarrësit eksperienca rreth StartUp-eve dhe mënyrat e financimit të nje biznesi të ri.

Pjesa e dytë e trajnimit u mbajt nga lektori Leons Hasani, pedagog i jashtëm pranë UBT dhe UAMD, i cili u fokusua tek elementet kryesor që e përbëjnë një plan biznesi, hapat që duhen ndjekur në finalizimin e suksesshëm të një StartUp-i, si dhe në zhvillimin e një ushtrimi simulues rreth StartUp-eve.

Në fund të trajnimit studentët u pajisën me Certifikata.