Shpallje e vendit vakant administrator në njësitë kryesore dhe miratimin e kritereve për kualifikim
VENDIM
Nr. 39, date 09.07.2021
“SHPALLJE E VENDIT VAKANT ADMINISTRATOR NË NJËSITË KRYESORE DHE MIRATIMIN E KRITEREVE PËR KUALIFIKIM”
Bordi i Administrimit, mbështetur në nenin 49 dhe 53 në Ligjin Nr. 80/2015, datë 22.7.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republiken e Shqipërisë”, nenin 19 dhe 23 të Statutit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Rregulloren për funksionimin e Bordit të Administrimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës miratuar me Vendimin Nr. 4, datë 10.02.2017, protokolluar në UBT me Nr. 5 Prot., datë 10.02.2021, si
dhe referuar kërkesës së Administratorit të UBT-së me Nr. 1270 Prot., datë 09.07.2021, në mbledhjen e tij të datës 09.07.2021,
VENDOSI:
1. Të shpalle vendet vakante për pozicionin e punës “Administrator” në Njësitë Kryesore të Universitetin Bujqësor të Tiranës, përkatesisht në:
• Administrator në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit;
• Administrator në Fakultetin e Shkencave Pyjore.
2. Të miratoje kriteret për kualifikimin e kandidateve sipas dokumentit bashkëlidhur këtij vendimi.
NJOFTIM
“PËR 2 (DY) POZICIONE PUNE PËR “ADMINISTRATOR” TË NJESIVE KRYESORE TË UBT-SË”
Mbeshtetur në nenin 49 dhe 53 të Ligjit Nr.80/2015, datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kerkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republiken e Shqipërisë”, dhe nenin 19 dhe 23 të Statutit të UBT-së, Bordi i Administrimit i Universitetit Bujqësor të Tiranës shpall konkurs për 2 (dy) pozicione pune “Administrator” të Njësive Kryesore, përkatësisht në:
• Administrator në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit;
• Administrator në Fakultetin e Shkencave Pyjore.
Dokumentat duhet të dorëzohen në Zyrën e protokollit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, brenda datës 02.08.2021 ora 11 :00.
Informacionin, rreth kritereve dhe fushës së testimit, do ta gjeni bashkangjitur njoftimit.
“KRITERET E VLERESIMIT TE KANDIDATEVE NE KONKURIMIN PER 2 (DY) POZICIONE PUNE “ADMINISTRATOR” TE NJESIVE KRYESORE TE UNIVERSITETIT BUJQESOR TE TIRANES”
• Administrator në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit;
• Administrator në Fakultetin e Shkencave Pyjore.