Shpallet thirrja për aplikime për Shkëmbim Studentësh në kuadër të projektit Erasmus+”Credit Mobility” për Semestrin e dytë 2020-2021
Në kuadër të projektit Erasmus + “Credit Mobility”, midis “Pamukkale University” në Turqi dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për Shkëmbim Studentësh, për Semestrin e dytë 2020-2021.
Në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, degët Bachelor, MSc “Teknologji Ushqimore” dhe MSc “Bioteknologji Ushqimore” për t’u bërë pjesë e shkëmbimeve Erasmus + me Pamukkale University, Denizli, në Turqi. Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë dhe përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë në Universitetin pritës.
Dokumentet e nevojshme për aplikimin e studentëve të cikleve Bachelor dhe MSc janë:
- Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti);
- Curriculum Vitae;
- Listë e përditësuar e notave;
- Letër Motivimi;
- Certifikatë zotërimi të gjuhës Angleze ose Turke (niveli B1 sipas CEFRL)
Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një rankim paraprak i studentëve aplikues. Këtë semesër parashikohen 2 kuota. Bursa është 800 Euro/muaj.
Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në adresën elektronike: esotiri@instant.al/ubttest.
Afati i fundit për aplikim është: 24 DHJETOR, 2020.
Pavarësisht aplikimit të suksesshëm, vetë lëvizja dhe kushtet e saj mund të ndikohen nga situata e krijuar nga virusi COVID-19.
Kliko këtu: Erasmus Pamukkale