Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Shkollë Verore në Wroclaw

Universiteti Bujqësor i Tiranës njofton se Universiteti i Shkencave të Mjedisit dhe Jetës në Wroclaw (UPWr) do të zhvillojë një Shkollë Verore mbi Shkencat Natyrore.

Kjo mundësi është për studentët e vitit të fundit master të cilët dëshirojnë të aplikojnë për një doktoraturë pas diplomimit. Studentët do të thellojnë njohuritë teorike, praktike si edhe do të krijojnë mundësi të reja kërkimore.

Shkolla Verore është e financuar nga Universiteti në Wroclaw.

Për tu njohur me dokumentat e aplikimit si edhe për më shumë informacione, ju lutem klikoni https://upwr.edu.pl/en/research/upwr-doctoral-school/upwr-summer-school-for-foreign-students

Afati i fundit i aplikimeve është 31 Korrik 2021, për t’u regjistruar https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSc3PKWdNL6oidbic4dDsCm3ncdG2hMv18ps0oqGBR4OzB2KtA/viewform