Shkollë Verore në Wrocław, Poloni
Universiteti Bujqësor i Tiranës fton të gjithë studentët e Fakultetit të Mjeksisë Veterinare të aplikojnë në Shkollën Verore e cila organizohet nga Universiteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Wroclaw, Poloni.
Shkolla Verore ofron bursë për të zhvilluar kurse 2-javore mbi shkencat natyrore në datat:
4 Korrik 2022 – 15 Korrik 2022
Afati i fundit për të aplikuar është 31 Maj 2022
Për një informacion më të detajuar, ju lutemi referojuni dokumentit bashkëngjitur si edhe linkut: https://phd.upwr.edu.pl/en/for-candidates/summer-school