Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Shërbimet e ofruara

Struktura e Bibliotekës
Shërbimet e ofruara
Aktivitetet e zhvilluara nga Biblioteka
Bibliografi online
Burime elektronike
Katalogu Online
Platforma LNSS Western Balkans Albania

Shërbimet në Bibliotekë

Biblioteka Shkencore “Mentor Përmeti” i ofron shërbim komunitetit të studentëve, pedagogëve, stafit administrative të UBT, si dhe kërkuesve shkencorë në fushën e bujqësisë. Shërbimi ofrohet në ambjentet:

 

Salla e librit tekniko- shkencor “Vasfi Samimi:

Salla është fond i hapur, ku përdoruesi mund t’a kërkojë vetë informacionin. Informacioni është i organizuar sipas Standardeve Ndërkombëtare të Bibliotekonomisë. Libri vjen në fond pas përpunimit nga ana shkencore bibliografike nga Sektori i Bibliografisë dhe Përpunimit dhe pas regjistrimit sipas rregullave ndërkombëtare nga Sektori i Pasurimit.

Standardet Ndërkombëtare që përdoren janë: AACR2 (Anglo-American Cataloging Rules – Rregullat Anglo-Amerikane të katalogimit), UDC (Universal Decimal Classification – Klasifikimi Dhjetor Universal), ISBD (International Standard Bibliographic Description – Rregullat Ndërkombëtare të Përshkrimit Bibliografik ).

Salla e librit artistik dhe periodikut:

Në këtë sallë ofrohet letërsia shqipe dhe botërore, si dhe tituj të periodikut shqip dhe të huaj. Ka 20 poste studimi në këtë sallë.

Sallë studimi dhe kompjuterash:

Në këtë sallë gjenden 10 kompjutera, ku studentët mund të punojnë për detyrat e kursit apo projektet që ju kërkohet në programin mësimor. Gjithashtu, mund të studiojnë apo punojnë në grup në ambjentet që ofron kjo salle.

Salla e pedagogëve dhe eventeve:

Është një ambjent që iu shërben pedagogëve dhe kërkuesve shkencorë. Gjithashtu, në këtë sallë organizohen veprimtari të ndryshme me organizatat studentore, si Forumi Ekonomik Studentor, aktivitete në kuadër të projekteve ku përfshihet edhe biblioteka, mbahen tema për studentët dhe stafin administrativ rreth aktivitetit të bibliotekës sonë dhe funksionimit të saj, bëhen promovime të ndryshme, ekspozita, etj.

Salla e Bibliotekës së Fakultetit Ekonomik (FEA)

Në fondin e kësaj salle gjenden rreth 500 libra shqip, 2200 libra në gjuhë të huaj, 1700 materiale jo libra, periodikë të ndryshëm, etj. Informacioni mbulon të gjitha fushat e bujqësisë dhe ekonomisë. Salla e FEA permban rreth 100 vende për studim, këndin e punës në grup, 10 kompjutera me internet, wi-fi.  Është një sallë moderne me kushte komode për studim.