Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Sektori i Marrëdhënieve me Institucionet dhe Donatorët

Sektori i Marrëdhënieve me Institucionet dhe Donatorët

 

Zyra e Marrëdhënieve me Institucionet dhe Donatorët është një strukturë e re e ngritur brenda Drejtorisë së Marrëdhënieve Institucionale dhe ka për qëllim lehtësimin e bashkëpunimit të UBT me institucionet në nivel qëndror (Ministri, Agjensi), lokal (Bashki), institucione financiare dhe biznese duke synuar promovimin e vazhdueshëm të UBT dhe ofrimin e shërbimeve tek palët e treta. Ngritja e reputacionit të UBT-së do të bëhet nëpërmjet promocionit të aktiviteteve dhe reklamimit të vazhdueshëm duke përdorur rrugë të ndryshme të komunikimit, rrjetet sociale, ëebsite dhe media.

Zyra  e marrëdhënieve me Institucionet dhe Donatoret ka si mision promovimin e bashkepunimit të UBT me institucionet publike dhe donatoret. Kjo zyre ka per qellim te siguroje fonde nepermjte mbeshtetjes se donatoreve per te nxitur kerkimin shkencor dhe per te mbeshtetur institucionin ne arritjen e objektivave te tij strategjike.

Zyra e marrëdhënieve me jashtë është përgjegjëse për promovimin e ndërkombëtarizimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ngritjen dhe nxitjen e bashkëpunimeve ndërkombëtare si dhe ardhjen ne ndihmë te anëtarëve të stafit të universitetit në mbështetje të aktiviteteve të tyre ndërkombëtare.

Ky mision përfshin gjenerimin dhe zbatimin e masave për rritjen e lëvizshmërisë ndërkombëtare të studentëve dhe stafit akademik, integrimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës në Programet Evropiane brenda fushave të arsimit, bujqësisë dhe shkencës dhe në rrjetet ndërkombëtare si dhe koordinimin me  universitetet e huaja dhe institucionet e arsimit të lartë.

Prof. Gani Moka
Përgjegjesi i Zyres me Institucionet dhe Donatorët
Tel:+355692099001
E-mail: ganimoka@hotmail.com