Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Rihapet programi i Doktoraturës në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit

U mbajt sot ceremonia e hapjes së programit të Doktoraturave për Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku të pranishëm ishin 20 aplikantët e rinj për doktorant.

✅Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku tha se ky aset i shtuar për Universitetin kërkon impenjim maksimal dhe kontribut efektiv të doktorantëve të rinj, në qasjen kombëtare dhe ndërkombëtare të punimit.

✅Ai theksoi gjithashtu se UBT i ka të gjitha kushtet për të qenë një ndër Universitetet më të rankuarit kah homologëve në botë dhe se po punonhet vazhdimisht në drejtim të marrëveshjeve bilaterale, të ndërkombëtarizimit dhe diplomave duale.

✅Gjatë fjalës së tij Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Remzi Keco tha se ky proces është shumë i rëndësishëm për arritjen profesionale të secilit pjesmarrës, por edhe për rritjen e nivelit të kërkimit shkencor dhe të ardhmes së Fakultetit.

✅Drejtuesit e departamenteve të këtij fakulteti folën më gjerësisht për kapacitetet dhe arritjet e deritanishme të profesoratit të tyre në kuadër të kualifikimit të mëtejshem profesional.