Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Regjistrimi i studentëve të Kursit të I në sistemin online ESSE3

Të gjithë studentët e Kursit I do të pajisjen me adresë e-maili të universitetit e cila do të jetë: emer.mbiemer@instant.al/ubttest (emri juaj.mbiemri juaj). Passwordi juaj i adresës e-mail që do të krijohet nga universiteti do të jetë ID-Maturantit. Logimi në këtë adresë e-maili kryhet nëpërmjet www.gmail.com me kredencialet përkatëse.

Studentët e Kursit I do të komunikojnë në mënyrë zyrtare me universitetin vetëm me këtë adresë e-maili.

Pasi të përfundoni regjistrimin me dokumentacionin përkatës në Zyrën e Studimeve dhe Studentit (sekretaria), duhet të kryeni regjistrimin në sistemin online: https://www.ubt.esse3.u-gov.rash.al/Home.do  për tu pajisur me user dhe password që do ju shërbejë për t’u informuar në lidhje me:
notat, prenotimet e provimeve,  pagesat e tarifës së shkollimit etj…

Sqarim:

Regjistrimi në sistemin Esse3 ( Hapi 10 në Manualin bashklidhur ) do të kryhet vetëm me adresën e e-mailit zyrtar të Universitetit Bujqësor të Tiranës emer.mbiemer@instant.al/ubttest (edhe nqs kjo adresë e-maili nuk do të jetë funksionale për momentin).

Kjo adresë do të jetë e vlefshme deri në momentin që ju jeni student të universitetit, kur ju të ndërprisni marrëdhëniet me universitetin mbas një periudhe kohore, kjo adresë e-maili nuk do të jetë funksionale.
* Për çdo paqartësi ju mund të shkruani në support@instant.al/ubttest.
Bashkangjitur do të gjeni manualin se si mund të rregjistroheni online (pas përfundimit të regjistrimit në sekretari):

KUJDES:

Aplikant, regjistrimi për në sistemin online ESSE3 është i vlefshëm vetëm për aplikantët që kanë bërë regjistrimin në sekretari . Në cdo rast tjetër ky regjistrim nuk do të jetë i vlefshëm dhe nuk mund të quhet sikur keni kryer regjistrimin për programin ku keni dal fitues.

Kliko këtu: Manual si te regjistrohet online ne sistemin ESSE3 studenti i Kursit 1