Klubet Studentore në UBT
Programet e Studimit 2021-2022
Aktivitete Akademike Studentore
Shërbime për studentët internacional
Shëndetësi & Këshillim
Angazhim civil
Foto /Aktivitete
Promovimi i studentëve ne UBT
Qëndra e Karrierës dhe Alumni
Themelohet ALUMNI UBT
Forumi Ekonomik Studentor
Njoftime për Studentët
Aplikojmë për punë
Kodi i Etikës
Simultane Shahu
Pjesë e vizionit të Universitetit Bujqësor të Tiranës është edukimi universitar, pasuniversitar, kërkimi dhe trajnimi për përgatitjen profesionale të specialistëve të fushës së bujqësisë, të ushqimit dhe të mjedisit. Në këtë kuadër nevoja e ndërmarrjes së iniciativave që përafrojnë kapacitetet, me edukimin e duhur profesional, të studenteve me sipërmarrjet, organizatat dhe institucionet publike që janë të lidhura me fushën e bujqësisë, ushqimit dhe të mjedisit, është një nevojë e padiskutueshme.
Mbështetja e UBT ndaj studentëve ti tij, është në shumë dimensione por më e rëndësishmja është në aspektin e zhvillimit të karrierës së tyre. Ndaj, që nga viti 2013, pjesë e strukturave të UBT është Qendra e Karrierës & Alumni (QKA), e cila shërben si një koordinues dhe hallkë ndërmjetëse, e formësimit teorik dhe praktik të studentëve, nga njëra anë, dhe mbështetjes në përballje me tregun e punës, nga ana tjetër. QKA është në mënyre të drejtpërdrejtë përgjegjëse për jetësimin e çdo funksioni që ka në fokus zhvillimin e karrierës së studentëve të UBT.
Qëllimi kryesori i QKA është të informojë dhe të orientojë studentët e UBT gjatë studimeve të tyre, në funksion të paraprirjes së një karriere të suksesshme, duke krijuar mundësi për realizmin e praktikave, trajnime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca, ëorkshop, seminare, të facilitojë kontaktin me tregun e punës si edhe gjurmimin e ecurisë së tyre të mëtejshme.
QKA është në mënyre të drejtpërdrejtë përgjegjëse për jetësimin e çdo funksioni që ka në fokus zhvillimin e karrierës së studentëve të UBT. Ndërmjetëson kontaktet e studentëve me Bizneset, Institucionet Publike dhe Organizata të profileve të ndryshme. Siguron informacion dhe orienton studentet lidhur me Trajnimet e ndryshme, Bursa studimit etj.
Sherbimet e ofruara
Aktivete te fundit
Foto/Gallery
Njoftime
-
Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit “Ditët e Bujqësisë 2022” do të organizohet në datat 19-21 Maj, 2022 në qytetin e Lushnjes, Shqipëri.
Në panair do të marrin pjesë kompanitë më të mëdha dhe aktorët më të rëndësishëm të sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë nga Shqipëria, Ballkani dhe Europa. Gjatë tre ditëve të panairit
-
Shkollë Verore në Wrocław, Poloni
Universiteti Bujqësor i Tiranës fton të gjithë studentët e Fakultetit të Mjeksisë Veterinare të aplikojnë në Shkollën Verore e cila organizohet nga Universiteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në
-
Rihapet programi i Doktoraturës në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit
U mbajt sot ceremonia e hapjes së programit të Doktoraturave për Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku të pranishëm ishin 20 aplikantët e rinj për