Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

PUNËSIMI I TË DIPLOMUARVE

PUNËSIMI I TË DIPLOMUARVE, AKSESI NË TREGUN E PUNËS DHE PËRPUTHJA ME TREGUN

Punësimi i të diplomuarve po bëhet një nga faktorët më të rëndësishëm në përcaktimin e drejtimit të zhvillimit të departamentit në të ardhmen. Me krijimin e Zyrës së Karrierës dhe Studentëve, ky aspekt ka filluar të vihet mbi baza institucionale. Me ndihmën e ZKS së Fakultetit dhe te UBT-së po krijon një data-bazë me të dhënat e studentëve të diplomuar. Qëllimi është mbështetja e politikave të zhvillimit të UBT-së dhe të DEP-së në përputhje me tregun e punës. DEP bën përpjekje të vazhdueshme të përmirësimit të kurrikulave të Progra-meve të Studimit, veçanërisht Bachelor në përputhje me njohuritë e kërkuara në tregun e punës. Proçesi i përmirësimit të këtyre kurrikulave përfshiu dhe një anketim të të diplomuarve dhe aktorëve të tregut të punës për për një vlerësim të tyre mbi këto kurrikula. Të gjitha propozimet e këtyre dy grupeve u morën parasysh në hartimin e kurrikulave të përmirësuara. Studentët e diplomuar në DEP, si inxhinierë pyjesh kanë mundësi të punësohen në:

•Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura.

•Administratat e Komunave dhe Prefekturave për probleme të pyjeve komunale e private.

•Shërbimin këshillimor në pyje, në të gjitha nivelet.

•Organizatat joqeveritare dhe shoqata të ndryshme, për probleme të pyjeve dhe mjedisit.

•Institucione të nivelit ministror dhe institucionet kërkimore-shkencore të fushës së pyjeve.

•Institucionet e arsimit profesional në nivele të ndryshme.

•Profesion të lirë në fushën e pyjeve.

DEP nuk ka statistika të sakta të nivelit të punësimit të të diplomuarve të tij, por pavarësisht mundësive rela-tivisht të shumta, vlerësohet se rreth 20% e te diplomuarve punësohen në sektorët e mësipërm pas diplomi-mit. Shumë të tjerë punësohen në sektorë që nuk kanë lidhje më profesionin. Theksojme se fillimi i mirë për vënjen e këtij aspekti në baza institucionale do të bëjë të mundur një politikë më të sukseseshme të fakul-tetit, për t’u dhënë studentëve mundësi më të mira punësimi në përputhje me kërkesat e këtij tregu.