Projektet kombëtare të kërkimit dhe të zhvillimit (PKKZH) 2021-2023
Kritere të përgjithshme për aplikim:
1. Projekt – propozimi duhet të vijë nga një Institucion i Arsimit të Lartë ose Institucion në përputhje me fushat prioritare dhe sipas kërkesave të udhëzuesit përkatës të PKKZH (shiko Udhëzuesin për projektet PKKZH);
2. Projekt – propozimi duhet të përmbajnë vetëm veprimtari që lidhen me procesin e kërkimit shkencor, duke përjashtuar blerjen e pajisjeve, dhe mjeteve laboratorike që klasifikohen në shpenzime kapitale.
Do të kenë përparësi:
- Projekt – propozimet që vijnë si reagim ndaj situatës së pazakontë të krijuar nga COVID – 19, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës si dhe reduktimin e pasojave të pandemisë në fushën social ekonomike;
- Projekt – propozimet, relevante me prioritetet strategjike sektoriale të miratuara nga Qeveria Shqiptare sipas fushave të mësipërme.
- Projekt – propozimet që mbështeten në marrëveshje bashkëpunimi të IAL –ve me sektorin e biznesit dhe që nxisin inovacionin;
- Projekt propozimet që mbështesin kërkimin shkencor duke përfshirë në këtë proces kandidatë për studime të doktoratës.
Aplikantët duhet të dorëzojnë:
- Projekt – propozimin të hartuar dhe paraqitur vetëm sipas formularit standard të aplikimit për PKKZH – të
- Projekt – propozimi dhe dokumentacioni tjetër duhet të dorëzohen në 3 kopje të shtypura dhe 1 kopje në CD, të shoqëruar me shkresë përcjellëse të institucionit punëdhënës;
- CV e Drejtuesit të projektit, i cili duhet të ketë të paktën gradën “Doktor” në fushën përkatëse
- Miratimin e titullarit të institucionit për pjesëmarrje në projekt;
- Vetëdeklarim që nuk ka aplikuar më parë tek AKKSHI. Nëse ka aplikuar dhe ka qenë fitues, të paraqesë vetëdeklarimin që ka shlyer të gjitha detyrimet;
- Kopje të diplomës së gradës shkencore apo titullit akademik;
- Vendimin e akreditimit të institucionit ku punon.
- Në rast të aplikimit të institucioneve jopublike kërkohet një vërtetim nga zyra e tatim taksave vendore, që vërteton që institucioni nuk ka detyrime të prapambetura tatimore dhe të sigurimeve shoqërore.
Dorëzimi i aplikimeve:
Aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin përmes postës zyrtare, në adresën: AKKSHI
Rruga “Naim Frashëri”, Nr.37, Tiranë, Shqipëri
Zarfi i dorëzimit të projektit duhet të jetë i mbyllur dhe të mbajë shënimin “Thirrja 1-2021 Projektet Kombëtare të Kërkim Zhvillimit”
Afati i fundit për aplikim është data 31.03.2021