Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Programet e Studimit

PROGRAMET E STUDIMEVE NË DEPARTAMENTIN E PYJEVE

DEP ofron 4 Programe Studimi: 1 Program Studimi BSc, 2 Pro-grame MSc e MSp dhe 1 Program në PhD. Duhet theksuar se si pasojë e mospërcaktimit të kuotave të pranimeve nga qeve-ria për programet e doktoraturës, mësimdhënia në këto progra-me nuk ka vazhduar që pas vitit 2013. Programet e studimeve që ofron DEP janë dhënë në skemën majtas, të vlefshme për gjithë Sistemin e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Programet e stu-dimeve në të tre Ciklet e tij, janë treguar në skemën e mësi-përme. DEP duke filluar nga viti akademik 2018-19 ofron edhe një Program Studimi “Mastër Profesional”, të Ciklit të II të Stu-dimeve ne fushen e menaxhimit te qendrueshem te pyjeve me baze komuniteti.

▶ Programe studimi të Ciklit të Parë – Bachelor (BSc)

▶ Programe studimi të Ciklit të Dytë – Master i Shkencave (MSc)

Këto programe japin njohuri të thelluara teoriko-praktike dhe aftësi profesionale për kërkim shkencor të pavarur në fusha brenda specialitetit. Realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja e tyre normale është 2 vjet. Në përfundim të studimeve lëshohet diplomë e Ciklit të II “Master i Shkencave” në fushën e studimit të kryer. Ky program e Studimit ofrohen nga Departamenti i Pyjeve në Profilin Inxhinieri Pyjore.

▶ Programe studimi të Ciklit të Dytë – Master Profesional (MSp)

Këto programe japin njohuri të thella praktike dhe aftësi profesionale për punë të pavarur në fusha brenda specialitetit. Realizohen me 60 kredite me kohëzgjatje normale 1 vjet. Në përfundim të studimeve lëshohet diplomë e Ciklit të II “Master Profesional” në fushën e studimit të kryer në “Profilin Inxhinieri Pyjore“.

▶ Programe studimi të Ciklit të Tretë – Doktorature (PhD)

Programet e studimeve të doktoratës janë programe të ciklit të III, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazën e tyre kërkimin shkencor të pavarur. Programet e studimeve të doktoratës zgjasin 3-5 vite. Në përfundim të ciklit të tretë lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor” (Dr). Programet e Studimit të Ciklit të III ofrohen nga DEP në kuadrin e Shkollës së Doktoraturës “Qeverisja e Qëndrueshme e Burimeve Pyjore e Kullosore“. Të gjitha Programet e Studimit të DEP janë liçencuar nga Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë.