Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Programet e studimit

Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Departamenti
Pergjegjësi i Departamentit
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit

Master Profesional në “Analizat e Ushqimeve”

 

Struktura e re e kontrollit zyrtar të ushqimit dhe sigurisë ushqimore, thekson nevojën e përgatitjes së specialistëve të lartë në fushën e Analizave të ushqimeve, zbatimin e metodave standarde, përdorimin e pajisjeve instrumentale, interpretimin e rezultateve për vlerësimin e përbërjes dhe natyralitetit të produkteve ushqimore, si dhe treguesit që garantojnë sigurinë ushqimore.

Zbatimi i skemave të autokontrollit dhe skemave të çertifikimit të produkteve ushqimore, sipas standardeve ndërkombëtare, pranë operatorëve të biznesit ushqimor, kërkojnë domosdoshëmrisht personel kompetent për garantimin e cilësisë së produkteve të prodhuara, gjurmueshmërisë në sistemin e ushqimit, me destinacion tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Ngritja e sistemit të adminsitrimit të cilësisë në laboratorët publikë dhe privatë të kontrollit të ushqimit dhe procesi i akreditimit të tyre, kërkon specialistë që janë produkte të programit të studimit “Analizat e Ushqimeve”. Promovimi i cilësisë së produkteve ushqimore, hartimi i standardeve kombëtare të produkteve, kërkojnë motivimin e specialistëve të cilësisë së ushqimit. Duke patur parasysh gamën mjaft të gjerë dhe të larmishme të produkteve ushqimore, modifikimet e recepturave, metodat zyrtare të analizave për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë së tyre, kërkesat në rritje të konsumatorëve për informacion të saktë dhe të detajuar të produkteve ushqimore, rritin domosdoshmërinë e përgatitjes së specialistëve të fushës.

 

Objektivat:

-Të përgatitë specialistë me formim shkencor dhe profesional në fushën analizave të ushqimit, kontrollin e cilësisë, sigurisë dhe gjurmueshmërisë së ushqimeve, në të gjitha etapat e zinxhirit ushqimor.

-Të fitohen njohuri për tipet e ushqimeve sipas legjislacionit dhe etiketimit për ushqimin, kërkesave të standardeve të cilësisë dhe sigurisë, gjurmueshmërisë, të të ushqyerit, zbulimin e falsifikimeve dhe analizës në sistemin e ushqimit.

-Të fitohen njohuri për zhvillimin dhe zbatimin e metodave të analizave kimike, fizike, mikrobiologjike, sensoriale, mbetjeve, gjurmueshmërisë të grupeve ushqimore, metodave instrumentale të analizës dhe kontrollit dhe sigurimit të cilësisë në laboratorët e analizave të ushqimit, sipas metodave zyrtare dhe të rekomanduara të analizës së ushqimeve.

-Të fitojë shprehi në procedurat e marrjes, manipulimit, ruajtjes, dokumentimit dhe përdorimit të mostrave për analiza, përdorimin e pajisjeve dhe aparaturave të Laboratorit të analizave të ushqimit, procedurat e matjeve dhe vlerësimit, raportimit, masat e sigurimit teknik dhe zbatimit të praktikave të mira laboratorike.

-Të njihen sistemet e cilësisë, standardet e cilësisë së proceseve dhe produkteve, në njësitë e manipulimit, të transformimit, të ambalazhimit, të ruajtjes dhe të shërbimeve, si pjesë e sigurimit të cilësisë te këto etapa të vargut ushqimor, në përputhje me legjislacionin ushqimor.

-Të përgatitë specialistë me kualifikimin e duhur dhe me njohuritë e mjaftueshme për hartimin dhe zbatimin e planeve strategjike dhe të qëndrueshme, të bazuara shkencërisht, në mendimin kritik dhe arsyetimin etik për vlerësimin e çeshtjeve të analizave te ushqimeve në sistemin e ushqimit.

Kurrikula Analizat e Ushqimeve