Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Programet e Studimeve DSHU

Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit
Pergjegjesi i departamentit DPSH
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Informohu

Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit / “Bachelor “  në ‘’Inxhinieri Agroushqimore’’ profili “Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit”

 

Shkencat e ushqimit jane disiplina ku aplikohen parimet e shkencave të biologjisë dhe fizikës për të studiuar natyrën e ushqimeve, shkaqet e përkeqësimi i tyre, dhe parimet themelore të përpunimit dhe përgatitjes së ushqimit. Është pikërisht aplikimi i shkencës dhe teknologjisë që siguron realizimin i një ushqimi të sigurt, të shëndetshëm dhe të ballancuar, ndërkohë që bioteknologjia dhe toksikologjia ndërlidhen me shkencën ushqimore në fushën e sigurisë ushqimore. Në industria ushqimore, kërkuesit e fushës së ushqimit punojnë në kërkimin dhe zhvillimin e produkteve ose proceset, mbikëqyrjen e prodhimit, kontrollin e cilësisë, marketingun dhe shitjet, kuzhinat provë dhe zhvillimin e recetave, promovimin e produktit dhe komunikimin. Kërkuesit në fushën e ushqimit punojnë gjithashtu në ente dhe agjensi qeveritare dhe institucione akademike.

 

Objektivat dhe qëllimet e programit të studimit jane

 

  • Të japë njohuri bazë të shkencave të ushqimit (fizike, kimike, biologjike dhe inxhinierike), që lidhen me studimin e natyrës së ushqimit, shkaqet e prishjes, parimet e përpunimit, prodhimin e produkteve ushqimore dhe vetitë e tyre, si dhe përmirësimin e ushqimit për konsum publik.
  • Të ofrojë njohuri bazë për të ushqyerit e njeriut, të përgatitjes së produkteve ushqimore dhe dietetike, ndikimin e ushqimeve të përpunuara në shëndetin e njeriut, si dhe kontrollin fizik, kimik, mikrobiologjik, sensorial e toksikologjik të tyre.
  • Të jape njohuri për zhvillimin e produkteve të reja, zgjedhjen e materialeve të përshtatshme të ambalazhimit, studimet e jetëgjatesisë dhe vleresimin organoshqisor të produktit, njohuri për bazat molekulare të të ushqyerit, sëmundjet që vijnë nga ushqimet, bazat e gastronomisë molekulare, të dietologjise dhe perdorimin e regjimeve dietetike të veçanta, në lidhje me patologjitë e ndryshme.
  • Të njohë sistemet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore dhe menaxhimit të tyre, përdorimin dhe vlerësimin e standardeve të cilesisë së proceseve dhe produkteve, në të gjitha pjesët e sistemit të ushqimit, zinxhirin ushqimor dhe të ushqyerit të njeriut, përfshirë kontrollin zyrtar të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, në përputhje me legjislacionin ushqimor.

Kurrikula Bachelor Shkencat e Ushqimit dhe te Ushqyerit

Kurrikula Master Shkencor Bioteknologji Ushqimore