Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Program i ri studimi i ciklit të dytë për menaxhimin e burimeve natyrore

Pranë Departamentit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Mjedisit të Universitetit Bujqësor të Tiranës hapet për herë të parë (për vitin akademik 2021-2022) programi i studimit “Master shkencor” për  Menaxhimin e Burimeve Natyrore.

Kjo diplomë është hartuar duke u bazuar tek modelet e suksesshme të universiteteve europiane, atyre në  SHBA etj., dhe vecanërisht tek eksperienca e Universitetit të Vjenës. Studentët do të kenë mundësinë të pajisjen me njohuritë bashkëkohore të nevojshme për zhvillimin e karrierës profesionale në përgjigje të sfidave të shekullit siç janë degradimi i burimeve natyrore, humbja e biodiversitetit, ndryshimet e klimës etj. Diploma është e njohur në Europë, SHBA dhe e mirëpritur në tregun global të punës.

Studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë një pjesë të studimeve ose përgatitjen e diplomës pranë universiteteve partnere. Të drejtën e regjistrimit e kanë studentët që kanë mbaruar studimet “Bachelor”  pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, në shkencat biologjike ose degë të ngjashme.