Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Prezantohen për studentët rezultatet e projektit të organizuar nga H2H Foundation në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në kuadër të projektit “Active Water”.

 

Nëpërmjet takimit në UBT, projekti kërkon të sensibilizojë studentët, të cilët duhet të kenë në fokus gjatë studimeve të tyre problematikat e menaxhimit të burimeve ujore për të përmbushur objektivat e zhvillimit të qeëdrushëm.

Projekti ka për qëllim vlerësimin e cilësisë mjedisore të ujrave që përdoren me qëllim ujitje në kanalin ujitës Bërzhitë-Petrelë-Vaqarr.

Analizat janë financuar nga H2H Foundation dhe jane kryer pranë Laboratorit të Agromjedisit dhe Ekologjisë, në UBT.

Ky është një projekt i financuar nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim me fondet e Qeverisë Suedeze dhe i zbatuar nga Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në bashkëpunim me CISP Sviluppo dei Popoli, VIS Albania dhe COSV -Cooperazione per lo Sviluppo.