Praktikë profesionale për studentë në Universitetin e Torinos
Në kuadër të projektit Erasmus + midis “Universita degli Studi di Torino” dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për Semestrin e dytë 2021-2022, në Torino, Itali.
Në këtë projekt mund të aplikojnë studentët e kursit të pestë të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare per te kryer praktikat profesionale.
Kuotat për këtë thirrje përfshijnë: 6 kuota për studentë nga 4 muaj për kryerjen e praktikave profesionale.
Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues. Kjo renditje u dërgohet partnerëve italianë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Lista e notave
- Dëshmi e gjuhës së huaj Anglisht dhe/ose Italisht
- Letër motivimi në Anglisht ose Italisht
Afati i fundit për aplikim është: 15 Dhjetor 2021
Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet pranë zyrës së Zv/Dekanes për Shkencën, Dr. Sonila Cocoli si edhe ne adresen e esherko@ubt.edu.al
Për cdo paqartësi apo pyetje mund të dërgoni email në scocoli@ubt.edu.al